Fëmijët kanë nevojë për aktivitet fizik, ja koha që duhet të shpenzojnë

Lëvizja dhe angazhimi i trupit për të kryer funksione të ndryshme gjatë ditës është i ndërlidhur edhe me një numër të konsiderueshëm të dobive për trupin.

Sipas Kolegjit Amerikan të Shkencave të Sportit, fëmijët duhet të jenë aktiv fizikisht të paktën 60 minuta çdo ditë.

Intensiteti i aktivitetit mund të jetë mesatar (ngasja e bicikletës ose aktivitete në park) ose i vrullshëm (vrapim, futboll, basketboll, tenis etj.)

Të paktën 3 ditë në javë, aktivitetet duhet po ashtu ta ngacmojnë forcën muskulore (p.sh. përkulje mbi krah), si dhe ushtrime me impakt (kërcime) të cilat ndihmojnë në forcimin e eshtrave.

Transportimi i fëmijëve me makinë apo ndonjë mjet tjetër duhet të jetë sa më i vogël për arsye se aktivizimi i tyre për t’i arritur destinacionet eventuale ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre fizik.

 

Share Button