Fëmijët e ekspozuar ndaj teknologjisë hasin vështirësi në të folur

Fëmijët nën dy vjeç të ekspozuar ndaj iPadeve apo pajisjeve të tjera teknologjike mund të kenë vështirësi në zhvillimin e të folurit.

Një studim i ri i paraqitur këtë javë në Pediatric Academic Societies Meeting, paraqiti të dhëna tronditëse rreth fëmijëve 6 muaj deri në 2 vjeç që përdornin tabletët apo celularët rregullisht.

Në Britani, fëmijët nën moshën tre vjeç kalojnë mesatarisht 44 minuta në ditë duke përdorur smartfonë dhe tableta, por për herë të parë kërkuesit kanë treguar se kjomund të ndikojnë në aftësitë gjuhësore.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr Catherine Birken, zbuloi një lidhje mes kohës së kaluar para ekranit dhe vonesës së fëmijëve për të folur. Prindërit e rreth 900 fëmijëve raportuan kohën që kalonin fëmijët e tyre me celularë dhe studiuesit më pas vlerësuan zhvillimin e gjuhës tek këta fëmijë.

Specialistët dolën në përfundimin se për çdo 30-minuta para ekranit rritet me 49% rreziku i prapambetjes së lobit të të shprehurit.

Share Button