Fejohet aktori Leonardo Di Caprio

Aktori Leonardo DiCaprio dhe modelja Kelly Rohrbach kanë vetëm 9 muaj së bashku, dhe mesa duket nuk iu duhet më shumë kohë për të kuptuar se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin.

Çifti, që kohët e fundit kane kaluar disa ditë me familjarët dhe miqtë e tyre, ka vendosur që lidhjen ta kurorëzojë në martesë.

Sipas revistës “OK”, e cila citon një burim të sajin, ylli i “Wolf of Wall Street” ka surprizuar modelen bukuroshe të “Sports Illustrated” muajin e kaluar, duke i propozuar për martesë.

Revista raporton se ky propozim ka ndodhur gjatë një darke mes tyre në New York, më 26 shtator.

Revista shkruan gjithashtu se tashmë aktori dhe modelja 25 – vjeçare kanë filluar të planifikojnë dasmën e tyre.

 

Share Button