Fatbardh Plaku, nën hetim për falsifikim dokumentesh

Policia e Tiranës njoftoi se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj kreut të Komunës farkë, Fatbardh Plaku si dhe për përgjegjësin e zyrës së kadastrës në këtë komunë 42 vjeçarin Viron. C. Sipas policisë procedimi penal ka nisur pasi ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim një shtetas me iniciale Z.D. Shtetasi në fjalë  ka kallëzuar kryekomunarin e Farkës dhe vartësin e tij se nuk i kanë përpiluar dokumentacionin për regjistrimin e një prone prej 10 mijë metra katror në fshatin Lundër të përfituar me ligjin 7501. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë, për veprën penale të Shpërdorimi i detyrës dhe Falsifikimi i dokumentave, parashikuar nga nenet 248 dhe 186 të K.P. Që prej 29 prillit familja e kryetarit të komunës së Farkës Fatbardh Plaku është marrë në mbrojtje,nga policia. Urdhri vjen pas dy atentave ndaj familjes së kryekomunarit, ku herën e parë u qëllua me antitank vila ku banonin dhe herën e dytë (28 prill) u qëllua me shotgun në drejtim të makinës ku udhëtonin dy djemtë e fatbardh plakut Në të dy herët e atentatit për fatin e mirë të familjes Plaku,nuk ka patur të plagosur,por vetëm dëme materiale.

Share Button