Fara që parandalon kancerin, rrit flokët, përmirëson shikimin dhe eliminon rrudhat

Edhe pse shumë njerëz zgjedhin t’i hedhin për shkak të shijes së tyre të hidhur, farat e rrushit janë shumë të shëndetshme dhe kanë shumë veti kuruese që do të ishte mirë të mos i injoroni.

Përveçse janë antioksidantë të shkëlqyer, na ndihmojnë të dukemi më të rinj, të humbasim peshë si dhe të parandalojmë një sërë sëmundjesh.
Më poshtë po ju listojmë 8 arsye se pse duhet të konsumoni farat e rrushit.

Antioksidantë

Farat e rrushit përveçse janë antioksidantë shumë të mirë, janë të pasur gjithashtu me vitaminë C dhe beta-karoten.

Parandalimi i kancerit

Pikërisht për shkak të vetive antioksiduese farat e rrushit janë shumë të mirë për të parandaluar kancerin.

Disa studime kanë provuar efikasitetin e tyre veçanërisht tek kanceri i lëkurës, i prostatës dhe i gjoksit.

Depurativë

Farat e rrushit u këshillohen veçanërisht duhanpirësve, pasi ndihmojnë në pastrimin e gjakut duke eliminuar efektet e duhanit. Përpos kësaj, ndihmojnë në eliminimin e stresit dhe të efekteve të tij.

Qarkullimi i gjakut

Favorizojnë qarkullimin e gjakut duke pastruar dhe riforcuar enët e saj dhe në këtë mënyrë parandalojnë trombozat e mundshme. Përpos kësaj, rregullon presionin, duke mbajtur nën kontroll hipertensionin dhe sëmundjet kardiake.

Antibakterial dhe anti-inflamator

Përdoren shpesh kundër inflamacioneve dhe infeksioneve. Mund të përdoren gjithashtu kundër kolitit, sinozitit dhe gastritit.

Rënia e flokëve

Përforcojnë rrënjën duke favorizuar qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e kokës.

Shikimi

Falë niveleve të larta të vitaminës E, farat e rrushit mund të përmirësojnë dukshëm shikimin duke ju larguar ndjesinë e lodhjes së syve.

Lëkura

Farat e rrushit janë të pasura me kolagjen dhe resveratrol, dy elementë thelbësorë për të bllokuar dhe parandaluar plakjen e lëkurës./Shije.al/

Share Button