Familjarët e politikanëve, ja ku janë të punësuar në shtet

Ministrat dhe deputetët janë herë pas herë objekt sulmesh nga kampet kundërshtare sa u takon pasurisë së tyre, por edhe të pasurisë dhe bizneseve të familjarëve të tyre.

Ata akuzojnë njëri-tjetrin për emërime dhe punësime nepotike të militantëve partiakë, por jo në pak raste, janë vetë familjarët e politikanëve, ata që përfitojnë vendet më të mira të administratës dhe e kanë më të thjeshtë për të gjetur një vend pune.

Sipas të dhënave të publikuara në Open Data, rezulton se shumica e deputetëve dhe ministrave, i kanë punësuar fëmijët e tyre burrat ose gratë e në raste të tjera edhe dhëndurët në punë në shtet, në institucione të rëndësisë së lartë.

VENDET E PUNËS SË FAMILJARËVE TË DEPUTETËVE NË VITIN 2014

Anastas Angjeli- djalin tek Ministria e Integrimit

Arben Imami- bashkëshortja tek Universiteti i Arteve

Arben Ristani- bashkëshortja tek Universiteti i Tiranës

Astrit Patoz- bashkëshortja në KLSH

Bashkim Fino- djalin tek ANTA

Bedri Mihaj- bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës

Dashamir Shehi- bashkëshorten tek Kryetare e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare

Eglantina Gjermeni- bashkëshorti tek Banka e Shqipërisë

Ermonela Felaj- bashkëshorti tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Fatmir Mediu- bashkëshortja tek Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Flamur Noka- bashkëshortja tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Gjergji Papa- vajza tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Paulin Stërkaj- djali në QSUT

Saimir Tahiri- bashkëshortja tek Universiteti i Tiranës

Sali Berisha- vajza tek Fakulteti i Drejtësisë

Valentina Leskaj djali tek Bashkia Elbasan

Vasilika Hysi- bashkëshorti tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë.

Lindita Nikolla- bashkëshorti Dekan, FSHN

“Panorama”

Share Button