Falsifikuan dokumentet e pronësisë, arrestohen 5 persona

Pesë persona, 4 prej të cilëve zyrtarë janë ndaluar sot nga policia në Librazhd pasi akuzohen për falsifikim të dokumentave të pronësisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Sali Terziu, specialist regjistrimi pranë Zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Librazhd; Fatmir Kaca, specialist i kadastrës në Komunën Orenj; Xhemal Bozhiqi, topograf në Komunën Hotolisht; Baki Bragjeci, kryeplak i fshatit Zdrajsh të Librazhdit dhe shtetasi Naim Kaca, banor ne Librazhd.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetri kanë shpërdoruar detyrën zyrtare duke falsifikuar dokumente pronësie. Sipas policisë ata në bashkëpunim me njëri-tjetri kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin.

 

Share Button