Fakte të reja rreth vdekjes së Ilia Karelit

Televizioni grek Alfa publikoi disa foto tronditëse nga qelia në burgun e Nigritas, ku u torturua për vdekje shqiptari Ilia Kareli.

Sipas këtij televizioni, gardianët e burgut e rrihnin, e shanin dhe e mallkonin të dënuarin shqiptar.

Dy gardianët më të egër janë ish-komando dhe dyshohet se njëri prej tyre bëri goditjen fatale me bërryl, duke i thyer Karelit kafazin e kraharorit e duke i dëmtuar zemrën.

Gjatë torturës gardianët i kanë hedhur edhe kova me ujë të ftohtë me qëllim që torturat të ishin më të dhimbshme.

Ndërkohë sot do të dalin para gjykatës së Serres disa prej 15 gardianëve të akuzuar për vdekjen e Ilia Karelit.

Ndaj tyre rëndon akuza e torturës me pasojë vdekjen dhe shpërdorim detyre.

Share Button