Facebooku së shpejti do të bëhet me televizion

Pas YouTube e Twitter dhe Facebook është gati të hyjë në fushë me televizionin e tij, duke sfiduar kolosët e Netflix, Hulu apo Amazon.

Business Insider shkruan se rrjeti social po punon mbi 24 spektakle origjinale për t’i transmetuar in streaming në platformën e tij, për një shikueshmëri globale që tashmë po i afrohet 2 miliardë personave. Sipas Insider, televizioni i Facebook duhet të dalë në mes të qershorit.

Platforma është duke punuar mbi një produksion të nivelit të lartë, njësoj si seritë televizive House of Cards dhe Scandal, por dhe në produksione më të vogla.

Facebook, për shembull, do të ketë semafor jeshil për një program të Conde Nast Entertainment që propozon takime romantike mes personave më parë në realitet virtual e më pas në jetën reale. Qëllimi i kompanisë do të jetë kryesisht të mos lëshojë terren për rivalin Snapchat për vëmendjen ndaj të rinjve. Opinion

Share Button