Facebook vjen me një tjetër risi, ja ndryshimi i radhës

Pasi u kritikua nga specialistët se ky rrjet social po përhap shumë fake news, Mark Zuckerberg bëri lëvizjen e duhur, tashmë Facebook do ketë një buton të ri, “Downvote”. Ky opsion i ri u testua si fillim në SHBA tek 5% të përdorueseve të android, dhe deri tani rezultate janë pozitive.

Specialistë të Facebook shprehen se opsioni Downvote do ndihmojë përdoruesit të fshehin një koment apo një status të cilën e konsiderojnë fake, abuzivë, e menjëherë pas kësaj lëvizje përdoruesit duhet ti përgjigjet dhe pyetjes se përse kërkon ta fshijë këtë postim, dhe pasi jep arsyetimin pjesa tjetër e veprimit do jetë e Facebook-ut i cili do marr në shqyrtim nëse postimi i bërë Downvote duhet fshirë apo jo.
Megjithatë menjëherë pas publikimit të lajmit reagimet të specialistëve të mediave kanë qenë të shumtë. Ata e kanë konsideruar këtë risi si censurim të medias online.

Tashmë mediat apo figurat publike do ta kenë më të lehtë për të eliminuar të gjithë personat që ju dalin kundërt.

Share Button