Facebook ju lejon të komentoni edhe kur nuk keni internet

Aplikacionet më të reja të shtuara nga Facebook ju japin mundësi përdoruesve ta përdorin rrjeti social dhe nëse interneti është i dobët.

Veçoria është në dispozicion të pajisjeve Android, ku të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi që të komentojnë tek postimet edhe kur nuk kanë internet.

Komenti juaj do të ruhet deri në momentin që të lidheni me internet, dhe do të postohet automatikisht.

Gjithashtu kompania po teston disa veçori të reja për të mbajtur Furnizuesin e Lajmeve të përditësuar, duke shfaqur lajmet e reja të ditës kur nuk keni internet. Këto veçori të reja do të lëshohen në ditët në vazhdim.

 

 

Share Button