Facebook dhe Instagram ndalojnë reklamimin e armëve

Individët privat nuk do të lejohen më të reklamojnë armë në Facebook dhe Instagram, shërbimi për shpërndarjen e fotografive në pronësi të Facebook.

Facebook ka ndaluar tashmë shitjen e armëve të zjarrit pa kontrolle të identitetit, por rregullat e reja kanë si qëllim ndalimin e tregtisë së armëve mes përdoruesve individualë.

Megjithatë, bizneset ende mund të reklamojnë armët në Facebook dhe Instagram.

Kjo lëvizje erdhi tre javë pasi Presidenti amerikan Barak Obama zbuloi kufizime të reja mbi blerjet e armëve.

Veprimet ekzkutive të Obamës përfshijnë kontrolle të të dhënave bazë për shitësit e armëve dhe nevojën që shtetet të sigurojnë informacion mbi personat e pakualifikuar për blerjen e tyre për shkak të sëmundjeve mendore apo dhunës në familje.

Share Button