Facebook blen rivalin e Snapchat

Facebook ka blerë një nga aplikacionet më popullore për foto, Masquerade. Aplikacioni funksionon në të njëjtën mënyrë si Snapchat, ku ju lejon të vendosni figura të reja në fytyrë, si syze apo një kapele pirati. Në aplikacion do të gjeni edhe veçorinë e famshme të vendosjes së fytyrës suaj në trupin e dikujt tjetër.

Kompania që ka krijuar aplikacionin Masquerade shkroi në një postim në blogun e saj se “është shumë e lumtur që do të bashkojë forcat me Facebook-un për ta sjellë këtë teknologji tek më shumë njerëz.

Facebook tha për The Next Web: “Masquerade ka krijuar një aplikacion fantastik, MSQRD, me teknologjinë më të mirë për video. Jemi shumë të lumtur që Masquerade do t’i bashkohet ekipit tonë dhe do të vazhdojmë të përmirësojmë eksperiencën e videove në Facebook.

Kjo do të thotë se shumë shpejt do të keni mundësi të zbukuroni selfiet tuaj me figura të ndryshme.

 

Share Button