Evakuohen 3 autokolona me civilë sirianë nga Alepo

Kanë mbërritur në qytetin Idlib i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve edhe 3 autokolona të evakuimit që u nisën nga lindja e Halepit, që ndodhet nën rrethimin e ushtrisë së regjimit të Bashar al Asadit dhe grupeve të huaja terroriste mbështetës të regjimit. Numri i personave të evakuuar ka arritur në 7.500, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditën e djeshme autokolona e parë e evakuimit e cila u vonua të dalë nga rajoni për shkak të sabotimit nga grupet e huaja terroriste mbështetës të regjimit u nis gjatë ditës, ndërsa e dyta në orët e mbrëmjes arriti në qytetin Idlib në kufi me Turqinë.

Sipas informimeve të bëra nga gazetarët e AA-së nga Halepi mësohet se evakuimi i sigurtë i civilëve dhe opozitarëve ka vazhduar për gjatë gjithë natës.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe 3 autokolona të përbërë nga dhjetëra autobusë dhe furgonë kanë evakuuar civilët dhe opozitarët nga rajonet nën rrethim.

Autokolonat ku ndodheshin edhe qindra të plagosur kanë mbërritur pa probleme në qytetin Idlib nën kontrollin e opozitarëve që ndodhet përballe qytetit Hatay të Turqisë.

Bashkë me të evakuarit e fundit numri i civilëve dhe luftëtarëve opozitarë që janë nxjerrë nga rajoni nën rrethim ka arritur në 7.500.

Procesi i armëpushimit dhe evakuimit nisi si rezultat bisedimeve intensive të kryera mes Turqisë dhe Rusisë.

Share Button