“Eurovizion 2017”, Rusia i thotë jo pjesëmarrjes përmes satelitit

Televizioni shtetëror i Rusisë. “Channel One”, ka refuzuar ofertën e bërë nga organizatoret e Eurovizionit për të marrë pjesë në këtë konkurs nëpërmjet një lidhje satelitore.

Oferta e organizuesve ka ardhur pasi Ukraina, e cila është vendi ku do të zhvillohet ky konkurs, ndaloi hyrjen e këngëtares Julia Samoilova në territorin e saj për një periudhë tre vjeçare.

Shkak për këtë masë të marrë ndaj këngëtares ruse nga autoritetet e Ukrainës, është bërë një vizitë e saj në rajonin e Krimesë, ku këngëtarja ka hyrë nëpërmjet Rusisë dhe jo Ukrainës, e cila e konsideron diçka të tillë si të jashtëligjshme.

Nëse oferta e bërë nga organizatorët e Eurovizionit do të ishte pranuar, performanca e këngëtares ruse nëpërmjet nje lidhje satelitore do të ishte e para në historinë e këtij konkursi.

Share Button