Europa League, Skënderbeu kundër Dinamos së Zagrebit; Shkëndija kundër Milanit

Shorti i Europa League rezervoi kundërshtar shumë të vështirë për Skënderbeun, që do të përballet me kroatët e Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që Shkëndija do të ketë përballë 7 herë kampionët e Europës, Milanin.

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën “playoff” të Europa League, ku u përcaktuan 22 sfidat. Ndeshjet e para do të luhen në 17 gusht, ndërsa ato të kthimit në 24 gusht.

 

Share Button