Etiopi, të paktën 50 viktima nga rrëshqitja e dheut

Të paktën 50 persona humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në deponinë në periferi të kryeqytetit të Etiopisë, Adisa Abeba, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e shpëtimit sot në mëngjes kanë nxjerrë edhe 15 trupa të pajetë me çka numri i viktimave në rrëshqitjet e mbrëmshme të dheut në deponinë Kolf Keranio u rrit në 50.

Disa qindra qytetarë u mblodhën në afërsi të aksidentit në pritje të informacioneve për dhjetëra persona të cilët prej mbrëmë llogariten si të zhdukur.

Policia po bën përpjekje që të bllokojë qasjen në deponi të cilën popullata lokale e quan Koshe.
Bëhet fjalë për deponinë në të cilën qindra njerëz çdo ditë grumbullojnë materialet e mbeturinave.

Share Button