Ethet tropikale, kërcënim për Botërorin

Shkencëtarët kanë zhvilluar një “sistem të hershëm paralajmërimi” për të vënë në alarm autoritetet nga rreziku i rënies së etheve tropikale gjatë Kupës së Botës. Analizat, të publikuara në një revistë mjekësore për sëmundjet infektive, vlerësojnë se gjasat për rënien e një sëmundjeje të shkaktuar nga infeksioni i mushkonjave janë të mëdha.
Shkencëtarët thonë gjithashtu se rreziku është po aq konkret sa për të dhënë një alarm të nivelit të lartë për tre vendtakime, në stadiumet Natal, Fortaleza dhe Recife. Rreth 1 milion fansa pritet të udhëtojnë për në 12 qytete të ndryshme të Brazilit ku do të mbahen ndeshjet e Kupës së Botës, turne që do të mbahet nga 12 qershori deri në 13 korrik.
Brazili regjistroi më shumë raste të etheve tropikale më shumë se kudo në botë mes viteve 2000-2013, me mbi 7 milionë raste të raportuara.
Ethet tropikale janë një infeksion viral që transmetohet tek njerëzit nga mushkonjat. Ato shkaktojnë sëmundje që mund të vënë në rrezik jetën e njeriut dhe aktualisht për to nuk ka vaksina apo terapi të liçencuara.
Ekspertët e shëndetësisë deklarojnë se ekranet, ajri i kondicionuar dhe përdorimi i insekticideve mund të reduktojnë mundësinë e pickimit.

Share Button