Është e vërtetë, dieta të shëndosh

Duket se dieta është bërë një fiksim botëror, sidomos kur jemi në krizë obeziteti. Por ky fiksim, mania për të qënë në dietë në fakt mund të na bëjë më të shëndoshë, thotë eksperti i obezitetit Nick Fuller.

“Ka shumë dieta, me shumicën e popullsisë që kërkojnë dhe përpiqen të humbin peshë”, thotë Fuller. Ai jep arsyet pse nuk humb peshë, pavarësisht përpjekjeve.

Mendimi i përgjithshëm është se kufizimi në të ngrënë është çelësi i humbjes në peshë, por kjo kthehet në të kundërtën me kalimin e kohës. Fuller shpjegon se metabolizmi preket nga dieta, dhe kur kufizon ushqimin në terma afatshkurtër, për një kohë të gjatë trupi rregullohet, që do të thotë se humbja ne peshë ngadalësohet ose ndalet.

“Metabolizmi i trupit tuaj ngadalësohet për të parandaluar që të vazhdoni të humbni peshë, një proces i njohur si thermogenesis adaptive”, sqaron Fuller.

Pas një studimi të kryer nga Universiteti i Tasmanisë, me dy grupe të vendosur në një dietë për 16 javë u zbulua se grupi që e kishin ndërprerë dietën jo vetëm që kishin humbur më shumë peshë, por dhe nuk kishin fituar shumë më pas. Kjo shpjegohet me faktin se kur trupi duron një cikël on/off jep një përgjigje adaptive.

Por Nick Fuller që është kundër dietave thotë se kg e pakët që shihni në fillim nuk janë humbje në peshë për rënie e sasisë së ujit në trup.

Ndoshta pika më e debatueshme e Dr. Fuller është se trupat tanë kanë një pikë të caktuar, dhe se pavarësisht nga ‘numri’ që kemi në mendje, gjenetika luan një rol në përcaktimin e peshës sonë.

Share Button