Ermonela Jaho shkëlqen në Peralade, mediat e krahasojnë me Maria Callas

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Festivalit Peralade të Spanjës, ku në edicionin e 31-të, ishin pjesëmarrës artistët më me ndikim nga vende të ndryshme të botës.

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ka rrëmbyer duartrokitjet e audiencës spanjolle me rolin e saj në shfaqjen operistike “Madama Butterfly”.

Mediat spanjolle, e kanë vlerësuar artisten shqiptare duke e krahasuar me Maria Callas, një krahasim ky që e ngre edhe më shumë figurën e sopranos, e cila ka pushtuar tashmë skenat më prestigjioze në të gjithë botën.

Share Button