Ermonela Jaho nderohet me medalje

Kryeministri, Edi Rama, nderoi sot sopranon e njohur Ermonela Jaho me medaljen ekskluzive, më të lartën që Kryeministri u jep kryetarëve dhe Kryeministrave të shteteve të tjera. Në ceremoninë e veçantë të organizuar në sallën e hartave në Kryeministri, Rama e cilësoi sopranon shqiptare si divën e skenave botërore dhe një Ambasadore të shkëlqyer të vendit tonë.“Diva e skenave të botës së sotme opertistike është një shqiptare, një zë që i bën të përpëliten endat më të fuqishme të kritikës. Një trup që i bën të vibrojnë muret e skenës, kur lëviz dhe këndon në ekranin e gjerë të skenës. Një shqiptare që kthehet në skenën e vrazhdë të Shqipërisë. Gjatë vizitës sime në Gjermani m’u desh t’i përgjigjesha Merkelit kur më pyeti se si ndërroi rruga nga arti në politikë. I tregova si arti për mua ishte shprehja e një përpjekjeje të brendshme, e cila nisi të mishërohej si aksion i përditshëm politik. Por nëse Ermonela do më bënte të njëjtën pyetje do kisha më pak kurajo dhe besim te përgjigjja, sepse ka artisë dhe artiste dhe Ermonela mes shumë artistësh është artiste me A të madhe”, tha Rama.E emocionuar dhe nën lot gëzimi, Ermonela Jaho, tha se shqiptarët e kanë vështirë të bashkëpunojnë bashkë, por në momentin që gjejnë çelësin e zemrës bëjnë mrekullira.

Share Button