Erëzat që pastrojnë fytyrën dhe balancojnë hormonet

Çrregullimet hormonale te femrat janë rezultat i çrregullimeve të sistemit endokrin. Mjekët theksojnë se si pasojë e këtyre luhatjeve gjithë organizmi reflekton luhatje. Duke qenë se hormonet kanë një rol jo pak pak të rëndësishëm për trupin e një njeriu është detyra jonë të kujdesemi që çdo funksion të kryhet si duhet! Nëse po pyesni veten si mund ta bëni një gjë të tillë është shumë e thjeshtë, mbani nje regjim të shëndetshëm ushqimor!

Në këtë artikull mund të lexoni për të gjitha ushqimet që ju çrregullojnë hormone, por edhe ato që jua rregullojnë ato.
Vaji i kokosit
Shkencëtarët kanë provuar shkencërisht se vaji i kokosit është i aftë të balancojë hormonet.

Bajamet
Këto fruta të thata janë provuar se rrisin prodhimin e hormonit adiponectinë në trup, përgjegjës për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Avokado
Avokadot dhe yndyrat e shëndetshme tek frutat janë të mira kur bëhet fjalë për hormonet, pasi nxisin organizmin të prodhojë hormonet dhe t’i qarkullojë ato në trup.

Perimet e gjelbra
Spinaqi, shpargujt dhe perime të tjera të gjelbra, janë perimet më të pasura në antioksidues dhe një mori vitaminash dhe mineralesh që sjellin në organizëm mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme, duke rregulluar balancën mes hormoneve.

Kanella
Kjo erëz mund t’ju ndihmojë të mbani lëkurën e pastër, balancon hormonet dhe përmirëson humorin. Përveç kanellës duhet të përfshini në dietë edhe erëza të tjera, sidomos ato pikante.

Nga Shije.al

Share Button
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com