Erdogan vizitë zyrtare në Kuvajt, pritet nga emiri i vendit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në vizitën e tij në Kuvajt është pritur me ceremoni zyrtare nga emiri i Kuvajtit, Sabah Ahmed Cabir el Sabah raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, në aeroportin ndërkombëtar të këtij vendi është pritur nga emiri i Kuvajtit el Sabah. Pasi janë intonuar himnet e dy vendeve Erdoğan ka përshëndetur trupën ceremoniale.

Presidenti i Turqisë dhe emiri i Kuvajtit pas ceremonisë së pritjes kanë patur një takim kokë më kokë në aeroport, ndërsa më pas do të jenë pjesë e ceremonisë së nisjes së punimeve të terminalit të ri të aeroportit ndërkombëtar të Kuvajtit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Erdoğan i cili në aeroport është pritur nga disa ministra kuvajtianë, ka qenë i shoqëruar edhe nga disa ministra të kabinetit qeveritar të Turqisë, si nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, si dhe ministri i Transportit, Punëve Detare dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan.

Share Button