Erdogan u bën thirrje qytetarëve të injorojnë protestat

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje të rinjve turq që të injorojnë thirrjet për organizimet në përkujtim të protestave të një viti më parë në sheshin “Taksim” në Stamboll.  Erdogan foli përpara demonstratave në mbarë vendin të planifikuara për të shtunën, ndërkohë që raportimet flasin se mijëra policë dhe dhjetëra zjarrëfikëse me ujë pritet të angazhohen gjatë ditës për ruajtjen e rendit në sheshin e Taksimit.  Protestat e një viti më parë kundër një plani të ri zhvillimor dhe kundër prerjes së pemëve në parkun ”Gezi” në Stamboll u shndërruan në tubime masive anti-qeveritare. Një numër i vogël njerëzish humbën jetën gjatë atyre ditëve ndërkohë që mijëra të tjerë u lënduan. Një grua 64 vjeccare e cila kishte rënë në gjendje kome gjatë disa protestave të mbajtura në muajin dhjetor, si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës, vdiq të premten. Organizatorët e protestave të një viti më parë, të organizuar nën grupin Solidariteti i Taksimit, kanë bërë thirrje për demostrata ditën e shtunë. Gjithashtu tubime pritet të zhvillohen edhe në disa qytete të tjera të Turqisë, si në Ankara, Izmir dhe Antalia. Erdogan paralajmëroi të rinjt të mos marrin pjesë, duke thënë ”Një vit më vonë njerëzit, përfshirë dhe të ashtuquajtur artistë, po bëjnë thirrje për demostrata, por ju, të rinjtë e Turqisë, nuk keni për t’iu përgjigjur thirrjes”. Duke folur para një tubimi të madh mbështetësisht të tij të premten në kryeqytetin Ankara, Erdoan e cilësoi lëvizjen si një ‘organizatë terroristë’, e cila o urvat të manipulonte moralisht dhe financiarisht pjesën e dobët të rinisë për të cënuar unitetin e Turqisë dhe për të kërcënuar ekonominë e vendit. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Erdoan fitoi zgjedhjet lokale të muajit mars në Turqi, në një votim që konsiderohej gjerësisht një referendum për qeverisjen e dekadës së fundit.

Share Button