Erdogan: Turqia do të bëjë gjithçka për të shpëtuar civilët në Alepo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në profilin e tij në Twitter theksoi se armëpushimi dhe evakuimi nga Alepo është shpresa e fundit për njerëzit në këtë qytet sirian.

Në mesazhin e publikuar në disa gjuhë, presidenti turk i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë njerëzit në Alepo.

“Ju bëj thirrje të gjitha palëve dhe bashkësisë ndërkombëtare që të respektojnë armëpushimin e arritur dhe të ofrojnë mbështetje për procesin e evakuimit. Turqia nuk i ka kthyer shpinën popullit të Alepos, as që do ta bëjë këtë. Me çfarëdo çmimi do të bëjmë gjithçka që të jetë në fuqinë tonë për të shpëtuar madje edhe një jetë”, theksoi Erdoğan.

Kujtojmë se me ndërmjetësim të Turqisë të martën mbrëma u arrit marrëveshja për armëpushim dhe evakuim të civilëve nga lindja e Alepos drejt Idlibit.

Share Button