Erdoğan: Do t’i shkatërrojmë të gjitha kampet terroriste

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka paralajmëruar se do t’i shkatërrojnë të gjitha kampet terroriste që do t’i detektojnë në Siri dhe Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
“Neve nuk na intereson se cili shtet qëndron pas kësaj apo ndonjë organizate tjetër terroriste. Asnjë shtet ligjor nuk i mban ushtarët dhe personelin bashkë me terroristët. Ne do t’i shkatërrojmë të gjitha kampet terroriste që detektojmë në Irak dhe në Siri”, tha Erdoğan në një ceremoni inagurimi në Manisa, në perëndim të Turqisë.

“Është e drejta jonë që të shkojmë atje ku terroristët ndodhen dhe t’i shkatërrojmë. Aktualisht, shumë vende në Irak dhe Siri janë bërë strehimore për terrorizmin. Jemi të detyruar që jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë tyre të shkojmë dhe të eliminojmë këto kërcënime terroriste që drejtohen nga këto pozicione ndaj vendit tonë. Dhe për këtë nuk kemi pse të marrim lejen nga askush”, shtoi presidenti turk.

Erdoğan paralajmëroi se mund të ndërmerren operacione të tjera jashtë kufijve turq, me qëllim eliminimin e rreziqeve nga terrorizmi, njëlloj siç është vepruar më parë.
“Në çdo moment mund të ndërmarrim operacione në rajone të tjera, sikurse operacionet e suksesshme që kemi ndërmarrë më parë në linjën Jarabulus-Al-Bab dhe aktualisht në Idlib”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Share Button