Erdoğan: Të gjitha shtetet e NATO-s janë të barabarta me SHBA

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri paralajmërime të ashpra ndaj pjesës greke të Qipros dhe Greqisë.

Në lidhje me aktivitetet e njëanshme të sondazheve për gaz natyror të greko-qipriotëve në Mesdheun Lindor dhe për shkeljet e vazhdueshme të Greqisë në Detin Egje, Presidenti Erdogan reagoi duke thënë: “Mos i kaloni kufijtë”.

Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Recep Tayyip Erdogan, mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdogan reagoi ashpër ndaj iniciativave të udhëheqjes greko-qipriote për aktivitet e njëanshme të sondazheve për gaz natyror duke i neglizhuar të drejtat e Republikës Turke të Qipros së Veriut si dhe ndaj shkeljeve në ishujt shkëmborë në Detin Egje të bëra kohëve të fundit nga ana e Greqisë.

“Të mos mendojnë që iniciativat oportuniste të sondazheve për gaz natyror në ujërat territoriale të Qipros dhe të shkeljeve të Greqisë në ishujt shkëmborë në Detin Egje i shpëtojnë vëmendjes tonë. Turqia do të ndjek deri në fund të drejtat e saj që burojnë nga historia, marrëveshjet dhe ligji ndërkombëtar”, bëri të ditur Erdogan.

Duke vënë në dukje se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet në rajon, Presidenti Erdogan tha se “Çfarë janë të drejtat tona në Afrin, ashtu janë edhe të drejtat tona në Detin Egje dhe Qipro”, ndërsa vijoi duke thënë se “Luftanijet dhe forcat ajrore janë duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe janë të gatshme për të bërë çdo lloj ndërhyrjeje të nevojshme”.

Share Button