Erdoğan: SHBA nuk duhet të jetë fole e FETO-s

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot ne Ankara se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të paralajmëruar për 16 maj, me presidentin amerikan Donald Trump, do të bisedojë për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka informacione dhe dokumente të tjera që do të dorëzohen në lidhje me këtë. E respektoj vullnetin e Trumpit në lidhje me këtë çështje dhe ne në lidhje me këtë kërkesë do të shkojmë deri në fund”-theksoi Erdoğan

“Sipas mendimit tim, SHBA-të nuk duhet të jenë fole dhe inkubator i FETO-s”, -ka thënë Erdoğan para gazetarëve në Ankara në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Kinë.

Share Button