Erdogan-Putin bisedojnë për një armëpushim të gjerë në Siri

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve mësohet se dy liderët kanë shkëmbyer mendimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit dhe për përhapjen e armëpushimit të arritur në të gjithë Sirinë.

Presidenti Erdogan gjithashtu me rastin e bisedës i ka shprehur homologut Putin ngushëllimet në lidhje me avionin rus, që u rrëzua në Detin e Zi.

Anadolu Agency

Share Button