Erdoğan: Nuk ka asnjë forcë mbi vullnetin e popullit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se “Dëshirojmë që të gjithë miqtë tanë latinë të jetojnë në paqe, qetësi dhe mirëqenie. Gjithashtu ndërhyrja e jashtme nuk është e drejtë, ku e gjej veçanërisht të dobishme për të treguar se ky është një fakt i vërtetë kryesisht i diplomacisë tonë si dhe politikës tonë ndërkombëtare. Besojmë se nuk ka asnjë forcë mbi vullnetin e popullit, dhe mendojmë se ndërhyrjet e jashtme shpeshherë thellojnë edhe më shumë problemet. Urimi ynë është që problemet e fundit të përjetuara në Venezuelë të zgjidhen në veçanti me lehtësi, nëpërmjet dialogut dhe pajtimit. Turqia është e gatshme të japë mbështetjen e nevojshme në këtë proces”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Ankara.
Pasi ka theksuar se ka qenë i frytshëm takimi që ka zhvilluar sot me homologun Maduro dhe mes delegacioneve, Erdoğan ka theksuar se “Kam marrë informacionin e nevojshëm për vendimet e marra gjatë mbledhjes së Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit.”
Ndër të tjera Erdoğan ka shpjeguar se me rastin e vizitës janë nënshkruar 5 marrëveshje të cilat negocioheshin prej kohësh, dhe se në takim kanë vlerësuar hapat që mund të hidhen me qëllim për të zhvilluar bashkëpunimin kryesisht në fushën e energjisë dhe tregtisë, si dhe në bujqësi, turizëm, transport, industrinë e mbrojtjes, etj.

“Parametrat e politikës së jashtme të Turqisë ndaj rajonit janë të caktuara”

Duke theksuar se marrëdhëniet e Turqisë me rajonin e Amerikës Latine dhe të Karaibeve po bëhen gjithnjë e më të zhvilluara, Erdogan u shpreh: “Parametrat e politikës së jashtme të Turqisë ndaj rajonit janë të caktuara. Ne pa bërë asnjë dallim dëshirojmë që të gjithë miqtë tanë latinë të jetojnë në paqe, qetësi dhe mirëqenie. Dëshirojmë që marrëdhëniet tona tregtare të përparojnë kryesisht të bazuara mbi parimin ‘fito-fito”.

Ndërsa presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është shprehur: “Ne duam të hapim një epokë të re në marrëdhëniet Turqi-Venezuelë. Ne besojmë në një botë të ndryshme, më të mirë dhe mendojmë se kjo do të jetë e mundur, dhe jo vetëm e mundur, por e nevojshme. Ne po shënjojmë epokën e re ku të gjithë ne do të kemi vend në një botë multipolare, multiqendrore. Do të flasim se të gjithë kulturat, modelet politike dhe ekonomike, dhe të gjitha fetë janë të vlefshme. Disa e quajnë atë ‘Aleanca e Qytetërimeve’, dhe ne e miratojmë këtë.”

Share Button