Erdogan: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti në veri të Sirisë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot në Stamboll se Turqia dëshiron që të pastrojë nga terrorizmi rajonin në veri të Sirisë dhe se në atë rajon nuk do të lejojë formimin e nje shteti tw ri..

Ai theksoi se Bashkimi Evropian u zotua nga 1 korriku për të siguruar tre miliardë euro për të ndihmuar refugjatët sirianë në Turqi, megjithatë, tha se deri më tani kanë arritur vetëm 677 milionë dollarë.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për paratë që hyjnë në buxhetin turk, por për fonde të cilat do të përcillen direkt me organizatat bamirëse.

Ai rikujtoi se vendi i tij deri më tani për nevojat e refugjatëve ka ndarë 20 miliardë dollarë, dhe theksoi se kjo nuk është një shifër e vogël.

 

Share Button