Erdoğan: Kemi jetuar gjithmonë në harmoni me shqiptarët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA).

Pyetjes të një gazetari shqiptar për kontributet në jetën ekonomike dhe politke të shqiptarëve që jetojnë në Turqi, Presidenti Erdoğan i është përgjigjur se “Qytetarët e mi shqiptarë kanë një pozitë të njëjtë si në përpjekjet për zhvillimin e atdheut ashtu edhe të popullit.”

Duke vënë në dukje se kryesisht në lagjen që është rritur ka patur shumë fqinj shqiptarë dhe se është rritur bashkë me to Erdoğan është shprehur: “Madje kemi patur një motër shqiptare Suat, rahmet pastë. Mund të them se jam rritur pjesërisht në dorën e saj. Për këtë arsye jemi ndërthurur në këtë mënyrë dhe kemi një situatë të tillë, si dhe zona ku ndodheshim ishte një zonë ku kultivohej bostani. Kultivoheshin edhe gjëra të tjera ku edhe atje kishim vëllezër shqiptarë. Unë deri në këto ditë nga ato që kam njohur nuk kam parë ndonjë gjë negative të tyre. Ne kemi qenë gjithmonë në harmoni, kemi jetuar bashkë dhe kemi arritur në këto ditë. Gjithashtu besoj se do të ecim përpara me të njëjtën dashuri dhe respekt.”

“Me të vërtetë që gjithë shqiptarët që ndodhen në Bayrampaşa, Küçükçekmece në Stamboll janë të qetë si dhe vendet ku janë ato janë të begatë. Ne jemi të kënaqur me ato dhe jemi të lumtur. I falënderoj ato sepse asnjëherë nuk kanë qenë shkak për përçarje, por kanë qenë gjithmonë në unitet dhe brenda një bashkimi”, është shprehur ndër të tjera Presidenti Erdoğan.

Pas deklaratave të Presidentit Erdoğan gazetari shqiptar ka vënë në dukje se ai ka lidhje me Turqinë dhe ka shtuar se gjyshi i tij ka rënë dëshmorë në luftën e Çanakalasë. Më pas fjalët e gazetarit janë duartrokitur në sallë, ndërsa Erdoğan është shprehur “Rrofshi, Mëshira e Allahut qoftë mbi të.”

Share Button