Erdoğan: Islami dhe terrorizmi nuk mund të jenë bashkë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në një takim në rezidencën presidenciale në Ankara kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët me kancelaren Merkel, Erdoğan tha se “shprehja terrorizëm islamik, ne si muslimanë na shkakton mërzitje serioze. Një shprehje e tillë nuk mund të përdoret, nuk është e drejtë. Sepse Islami dhe terrorizmi nuk mund të jenë bashkë. Kuptimi i fjalës Islam është paqe. Për këtë arsye nëse ne vendosim një fjalë që ka kuptimin paqe në anë të terrorizmit, kjo shkakton mërzitje tek anëtarët e asaj feje.”

– “Nuk ka një vend të dytë në botë që të luftojë kundër DEASH-it ashtu si ne”

Në fjalën e tij presidenti Erdoğan është shprehur se “Është shumë dëshpëruese nëse ne përdorim shprehjen ‘terrori islamik’ për shkak të organizatës terroriste DEASH. Ju lutem këtë të mos e përdorim. Sepse në momentin që kjo përdoret ne jemi të detyruar të qëndrojmë përballë, dhe nëse ne qëndrojmë të heshtur kjo quhet e pranuar. Unë si një president musliman nuk e pranoj kurrë këtë. Aktualisht në botë nuk ka një vend të dytë që të luftojë kundër DEASH-it ashtu si ne. Që të gjithë janë ende tek fjalët, por ne vazhdojmë, dhe do të vazhdojmë me vendosmëri luftën me këtë.”

“Organizata terroriste FETO është e njëjtë si edhe PKK, PYD, YPG. Në vendim tim kryhet një grusht kundër shtetit dhe ato që kanë kryer këtë shkojnë e strehohen në Gjermani, dhe qeveria e të cilës na shprehet se keni të drejtë, por ministritë e drejtësisë së dy vendeve të kontaktojnë me njëra-tjetrën dhe duhet të dërgojnë informacione dhe dokumente. Por gjithashtu ne kemi dërguar 85 dosje me dokumente edhe në Amerikë dhe ende presim vendimet që do të dalin nga gjyqësori. Ne në të njëjtën kohë jemi vende aleate, mike bashkë në NATO. Unë mendoj se në këto çështje duhet të marrim vendime më të shpejta duke përmbysur perceptimin ‘drejtësia e vonuar nuk është drejtësi’ dhe se do të ishte më me vend që të merrnim rezultate sa më parë në këtë çështje”, është shprehur Erdoğan.

Share Button