Erdogan do të marrë pjesë në samitin ekonomik në Pakistan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan të mërkurën e ardhshme do të udhëtojë për në Pakistan, për të marrë pjesë në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) në kryeqytetin e këtij vendi, Islamabad.

Sipas qendrës së shtypit të Presidencës, Erdogan do t’u adresohet pjesëmarrësve në Samit dhe do të takohet me liderë të tjerë.

Ai është i vendosur edhe për të shkëmbyer mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare gjatë samitit, thuhet në njoftim.

Në Samit e ECO-s, një nga blloqet më të rëndësishme ekonomike euroaziatike, pritet të merren vendime të cilat do të vendosin kursin e saj për dekadën e ardhshme.

 

Share Button