Epidemia e kolerës në Jemen shkakton mbi 2.100 të vdekur

Në Jemen që nga muaji prill e deri tani janë vërejtur afërsisht 700 mijë raste me kolerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që nga 27 prilli e deri tani në vend janë vërejtur 698.371 raste të dyshuara të kolerës dhe se si pasojë e epidemisë kanë humbur jetën 2.101 persona.

Gjithashtu në raport theksohet se 25 për qind e të sëmurëve e përbëjnë fëmijët, ndërsa 55.5 për qind të kësaj shifre janë nën moshën 18 vjeç.

Afërsisht 3 milionë njerëz të cilët janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre brenda vendit për shkak të konflikteve të cilat vazhdojnë për një kohë të gjatë në Jemen, për shkak të mungesës së ujit të pastër të pijshëm dhe mos mbledhjes së mbeturinave rrezikohen çdo ditë nga infektimi me kolerë.

Share Button