Epidemia e kolerës në Jemen, rritet numri i viktimave

Që nga muaji prill e deri tani në Jemen janë konstatuar më shumë se 650 mijë raste të dyshuara me kolerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një raport të publikuar ka theksuar se që nga 27 prilli kur është shfaqur epidemia e kolerës e deri tani në të gjithë vendin janë vërejtur 652.542 raste të dyshuara të kolerës dhe se për shkak të epidemisë kanë humbur jetën 2.066 persona.

Ndër të tjera në raport thuhet se kolera më shumë është vërejtur në rajonin Hudejde, me 82.000 raste, ndërsa rastet e vdekjes kanë ndodhur më shumë në rajonin Haxhe, me 391 raste.

Mbi 3 milionë njerëz të cilët janë zhvendosur brenda vendit për shkak të konflikteve të cilat vazhdojnë për më shumë se prej 2 vitesh në Jemen përballen çdo ditë me rrezikun e infektimit nga kolera si rezultat i mungesës së ujit të pastër të pijshëm dhe si pasojë e mos mbledhjes së mbeturinave.

Share Button