Eneda Tarifa publikon klipin e këngës “Fairytale”

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Eneda Tarifa ka prezantuar së fundmi klipin e shumëpritur për këngën “Përrallë”, më të cilin ajo do të paraqitet në Eurosong.

Klipi, i cili i ngjan si një përralle për nga efektet dhe realizimin është i ndarë në disa skena mes të cilave një pjesë e realizuar në Theth, siç njoftoi vetë këngëtarja.

Edhe vetë artisja shkruajti më herët në Instagram se pamjet ishin përrallë ashtu si natyra e vendit tonë.

Eurosongu do të mbahet këtë vit në Suedi dhe Eneda do të ngjitet në skenë natën e dytë të këtij festivali

Share Button