Emrat e shqiptarëve të arrestuar për trafikun e drogës

Policia italiane ka publikuar emrat e katër shqiptarëve të arrestuar një ditë më parë në rajonin e Raguzës të cilët akuzohen si pjesë e një organizatë kriminale që drejtonte trafikun e drogës, nga Shqipëria për në Siçili.

Sipas policisë italiane, shqiptarët e arrestuar janë Armand Hasala 41 vjeç, Roland Kalemaj  38 vjeç, Ylber Xeka 29 vjeç dhe Shpëtim Xeka  35 vjeç, që të katër rezidentë në shtetin fqinj.

Operacioni i koduar “Qengji” u realizua ditën e mërkure në rajonin e Raguzës por edhe në Romë ku u arrestuan 22 pjestarë të organizates kriminale të trafikut të drogës, pjesë e së cilës ishin edhe 4 shqiptarët.

Sipas akuzës së ngritur nga prokuroria, grupi në fjalë ka patur lidhje të ngushta me klanin mafioz të njohur, Carbonaro.

Share Button