Emrat e futbollistëve të nominuar për Topin e Artë

Janë shpalosur emrat e futbollistëve të nominuar për çmimin “Topi i Artë” (Ballon d’Or), me të cilin shpërblehet futbollisti më i mirë i vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas revistës France Football, të nominuar për Topin e Artë janë caktuar 30 futbollistë.

Në mesin e të nominuarve gjenden futbollisti argjentinas i Barcelonës Lionel Messi, i cili deri më tani ka fituar këtë çmim pesë herë, futbollisti portugez i Realit të Madridit që ka fituar katër herë çmimin, Cristiano Ronaldo, dhe braziliani Neymar, i cili këtë vit u transferua në Paris Saint-Germain për një shumë rekord.

Futbollistët e nominuar për Topin e Artë për vitin 2017 radhiten si në vijim:

Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugali)

Lionel Messi (Barcelona/Argjentinë)

Neymar (Paris Saint-Germain/Brazil)

Luka Modriç (Real Madrid/Kroaci)

Paulo Dybala (Juventus/Argjentinë)

Marcelo (Real Madrid/Brazil)

N’Golo Kante (Chelsea/Francë)

Luis Suarez (Barcelona/Uruguaj)

Sergio Ramos (Real Madrid/Spanjë)

Jan Oblak (Atletico Madrid/Slloveni)

Philippe Coutinho (Liverpool/Brazil)

Dries Mertens (Napoli/Belgjikë)

Kevin De Bruyne (Manchester City/Belgjikë)

Robert Lewandowski (Bayern Münih/Poloni)

David De Gea (Manchester United/Spanjë)

Harry Kane (Tottenham/Angli)

Edin Dzeko (Roma/BeH)

Antoine Griezmann (Atletico Madrid/Francë)

Toni Kroos (Real Madrid/Gjermani)

Gianluigi Buffon (Juventus/Itali)

Sadio Mane (Liverpool/Senegal)

Radamel Falcao (Monaco/Kolumbi)

Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund/Gabon)

Edinson Cavani (Paris Saint-Germain/Uruguaj)

Mats Hummels (Bayern Münih/Gjermani)

Karim Benzema (Real Madrid/Francë)

Eden Hazard (Chelsea/Belgjikë)

Leonardo Bonucci (Milan/Itali)

Isco (Real Madrid/Spanjë)

Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain/Francë).

Çmimi “Topi i Artë” që jepej nga revista France Footbal nga viti 1956 deri në vitin 2009, në vitin 2010 u bashkua me çmimin “Futbollisti i Vitit”, që u dha nga viti 1991 deri në vitin 2009, nën emrin “Topi i Artë i FIFA-s”.

Megjithatë, FIFA dhe France Football vitin e kaluar i dhanë fund partneritetit të tyre në çmimin “Topi i Artë i FIFA-s”.

Share Button