Emiratet e Bashkuara Arabe festojnë 45 – vjetorin e formimit të tyre

EBA është themeluar me 2 dhjetor 1971, dhe sot feston 45 vjetorin e formimit të tyre.

EBA-të janë një federatë e përbërë nga shtatë Emirate. Çdo emirat është i qeverisur nga një emir i trashëguar që së bashku formojnë Këshillin Suprem Federal, organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv në vend. Një nga emirët zgjidhet President i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Emiratet përbërëse janë të Abu Dhabi, Ajman, Dubai, Fujairah, Ras al-Khaimah, Sharjah, dhe Umm Al-Quëain. Kryeqytet është Abu Dhabi, i cili është një nga dy qendrat e aktiviteteve tregtare dhe kulturore, së bashku me Dubai. Islami është feja zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe gjuha arabe është gjuhë zyrtare. Në vitin 1962, Abu Dhabi u bë i pari nga Emiratet për të filluar eksportimin e naftës.

Sheiku Zayed, sundimtar i Abu Dhabit dhe presidenti i parë i EBA, mbikqyri zhvillimin e Emirateve dhe i drejtoi të ardhurat e naftës në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Sot, rezervat e naftës të Emirateve renditen si rezervat e shtata më të mëdha në botë, dhe rezervat e gazit si rezervat shtatëmbëdhjeta më të mëdha në botë. Emiratet kanë një ekonomi me të ardhura të larta, e cila renditet si e nëntëmbëdhjeta më e lartë në terma të PBB-së për frymë.

Qyteti më i populluar, Dubai, shfaqet si një qytet global dhe një portë biznesi për Azinë Perëndimore dhe Afrikën falë burimeve “të majme” në Abu Dhabi, dhe atyre “të pakta” në Dubai, oazat e portat detare të paçmuara në të kaluarën e Gjirit Persik, që nga diku 1970-ta, kanë arritur të krijojnë qytete moderne me një infrastrukturë të shkëlqyeshme, e një rrjet shoqëror të organizuar në kompleks të ndërtesave (Kulla të larta për zyrë, për banka, për hotele, për spitale, për shkolla, e pastruese të kripës nga uji i detit).

Me një bruto prodhim shoqëror prej (1976), 13 900 dollarësh amerikanë për banorë, Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndrojnë në krye të listave. Pjesen më të madhe të prodhimit e përbëjnë të ardhurat nga ekonomia e naftës (1978: 57%), tregëtia, bankat dhe shërbimet marrin pjesë me diku 11%, ndërtimtaria me 9%, Industria dhe tregëtia me 3%, bujësia me 2%, shërbimet komunale me 8%. Vetëm 0,2% e tokës së Emirateve të Bashkuara Arabe është tokë e ujitur, ashtu që të jetë frytëdhënse, pjesa më e madhe gjendet në oaze. Pjesen më të madhe të tokës së punueshme e qeverisin sheikët e Ras al-Khaimah-ut dhe Fuxhairës (mbjelljen pemër, perime, duhan etj.). Kultivimi i kafshëve bëhet kryesisht në Ras al-Khaimah, ku gjatë 1978 kishte 200.000 krerë dhi, 89 000 dele, 40 000 gamilje dhe 16 000 gjedhë.

Gjuetia e peshkut dallohet në Faluxhë. Emirati më i pasur llogaritet të jetë, Abu Dabi, i cili financon rreth 70% të të dalurave të Emriateve të Bashkuara Arabe. Abu Dabi ka rafinerinë e naftës, uzina kimike, shkritore të aluminit, fabrikën e çimentosë. Uzina e shkrirjes së qelqit gjendet në ujdhesën Das. Dubai është emirati më i rëndësishëm për tregëti, me porte moderne në ujrat e thella detare, porta Port Rashid, fabrikën e çimentosë, rafinerinë e naftës.

Sharxhia ka rezervat më të vogla të naftës, në këtë emirat më e rëndësishmja është uzina e ndërtimit të anijeve dhe barkave lundruese.Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndër më të veçantit në lindjen e afërme sa i përket popullsisë. Federata shtrihet në një sipërfaqe prej 83 600 km2 në të cilën jetojnë diku më shumë se 2,7 milion banorë. Kah mesi i viteve 80-të një numër i madh i popullsisë së Azisë Jugore ka emigruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Stanadardi i lartë i jetesës dhe mundësia e madhe për punësim tërhoqi një numër të madh njerëzish nga India, Pakistani. Në vitin 2006 në Emiratet e Bashkuara Arabe janë paraqitur 1.2 milion shtetas të Indisë dhe rreth 300.000 nga Pakistani.Përparsia që i japin Emriatet e Bashkuara Arabe fitimit nga burimet e naftës është invenstuar në zhvillimin e një kulture të nivelit të lartë e cila tërheq njerëz nga vende të ndryshme të botë. Ndër këta, ka dhe shqiptarë të cilët tani janë vendosur në Dubai, ku kanë hapur punishtet apo veprimtaritë e tyre shërbyese.

Share Button