Elefanti, gjitari që fle më së paku

Hulumtimet kanë zbuluar se elefantët e egër të Afrikës janë lloji i kafshëve që flenë më së paku, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të publikuar në BBC, shkencëtarët të cilët kanë bërë hulumtime mbi elefantët e egër në Botsvana e cila ndodhet në jug të kontinentit të Afrikës, kanë zbuluar se këto elefantë bëjnë gjumë vetëm 2 orë në ditë dhe duke u shtrirë.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se elefantët e gjinisë femërore, të cilët janë edhe krye e familjes, ndonjëherë qëndrojnë të zgjuar me ditë të tëra duke udhëtuar në distanca të gjata, ndërsa në pjesën e gjumit ku shihen ëndërra, REM, kalojnë vetëm njëherë në çdo 3-4 ditë.

Shkencëtarët kanë vendosur pajisje për ndjekje të aktiviteteve, nën lëkurën e elefantëve, për t’i ndjekur nga larg lëvizjet e tyre nëpër hapësirat natyrale. Pajisjet aktivizohen 5 minuta pas qëndrimit të elefantëve pa lëvizje.

Ndërsa për zbulimin e pozicionit të kafshëve gjatë gjumit, është përdorur xhiroskopi, pajisje e cila shërben për detektimin e drejtimit.

Si rezultat i ndjekjeve pesëjavore, për dallim nga elefantët e llojit të njëjtë që gjenden nëpër vende të mbyllura siç janë kopshtet zoologjike, të cilët bëjnë gjumë 4-6 orë në ditë, është zbuluar se elefantët e egër mund të qëndrojnë me ditë të tëra pa gjumë, mjaftohen me 2 orë gjumë në ditë si dhe në çdo 3-4 ditë kalojnë në REM.

Profesori nga Universiteti Witwatersrand në Afrikën Jugore, Paul Magner, njëri prej shkencëtarëve të hulumtimit, ka theksuar se elefantët janë unik në aspekt të gjumit.

“Elefantët, me trupin e tyre të madh, janë lloji i gjitarëve që flenë më së paku. Ata si duket shohin ëndërr vetëm një herë në çdo 3-4 ditë. Fjetja kaq e shkurtër e elefantëve të cilët njihen se kanë memorie të fortë, mund të vë në pikëpyetje teoritë në lidhje me ruajtjen e memories gjatë periudhës duke qenë në REM”, tha Witwatersrand.

Share Button