Elbasan, tre të arrestuar për armëmbajtje pa leje

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e qytetit të Elbasanit nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Të arrestuarit janë shtetasit Besnik Ulqini, Ardian Gashi dhe Përparim Leshi nga Gramshi.

Tre të arrestuarve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 1 pushkë, 1 pistoletë si dhe municione ushtarake dhe fishekë.

 

Share Button