Elbasan-Tiranë, automjeti përfundon në greminë, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan -Tiranë, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka përfunduar në greminë dhe për pasojë dyshohet se është plagosur rëndë një person.

Automjeti pasi ka dalë nga rruga në një kthesë, ka shkatërruar mbrojtëset dhe është rrokullisur 15-20 metra në greminë i përmbysur. Aksidenti ka ndodhur 50 metra në dalje të tunelit të Krrabës.
Efektivët e policisë së Elbasanit kanë mbërritur në vendngjarje dhe bëjnë me dije se automjeti i përmbysur është shkatërruar plotësisht ku është kërkuar ndihma e shërbimit zjarrfikës për lëvizjen e tij dhe manovrimin e tij. Ende nuk dihet sa persona ka pasur brenda në automjet.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkohë dyshohet humbja e drejtimit të automjetit për shkak të lagështirës në rrugë dhe motit të keq.

Share Button