Elbasan, gjendet i pajetë një 65-vjeçar

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë sot në një kanal në Elbasan.

Viktima është identifikuar si, Baftjar Stafa nga fshati “Katund i Ri”.

Sipas policisë, dyshohet se 65-vjeçari në gjendje të dehur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është përplasur me kokë, ç’ka i ka shkaktuar dhe vdekjen.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share Button