Ekzekutohet me armë zjarri Arben Tollia

Është ekzekutuar në Durrës, vetëm pak javë pas daljes nga burgu, Arben Tollia, i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i njohur si manjak seksual për shkak të morisë së mashtrimeve dhe përdhunimeve të kryera. .

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë pranë shkollës 9-vjeçare në Komunën Xhafzotaj ku sipas policisë Tollia është qëlluar me breshëri kallashnikovi, teksa ecte 100 metra larg nga banesa e tij.

Mësohet se 55 vjeçari është qëlluar 10 herë me automatik, pasi në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Nga hetimet paraprake vrasja dyshohet të ketë motive hakmarrje.

Policia nderkaq ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Arben Tollia kishte dy javë që kishte dalë nga burgu, pasi i ishte ulur dënimi për përdhunim me 90 ditë, ndërsa mësohet se ishte dënuar me 12 vjet burg pikërisht për këtë akuzë.

 

Share Button