Ekuador, 11 të vdekur në një aksident rrugor

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur në shtetin e Amerikës Jugore të Ekuadorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Qendra për Situata Emergjente Quito deklaruan se aksidenti ka ndodhur në autostradën Pan-Amerikane, ku ka ardhur deri te përplasja e kamionit dhe autobusit.

Është konfirmuar vdekja e 11 personave dhe plagosja e 25 të tjerëve. Zyrtarët kanë konfirmuar se personat e plagosur u dërguan me helikopterë në spitalet më të afërta.

Share Button