Ekstradohet nga Britania i dënuari me burgim të përjetshëm

Policia e Vlorës ka njoftuar se është ekstraduar nga Britania e Madhe shtetasi Fatmir Xhelili, i njohur ndryshe edhe si Fatmir Çaushaj.

Gjykata e Vlorës e ka dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2003 këtë person.

41-vjeçari është dënuar me vendim të Gjykatës së Vlorë, për 2 vrasje të ndodhura më 17 prill.

Xhelili së bashku me Tomor Caushin kanë qëlluar për vdekje dy prej pasagjerëve të një furgoni që po grabisnin.

 

Share Button