Ekspertët: Sapuni dëmton lëkurën

Pëdorimi i sapunit në dush i bën më shumë dëm sesa mirë trupit. Deklarata vjen nga një eksperte amerikane, sipas së cilës, përdorimi i rregullt i sapunit i heq trupit bakteriet që mbajnë larg aknet dhe ekzemën.

Mjekja Robynne Chutka thotë se, sapuni antibakterial, shpesh me përmbajtje të lartë kimikatesh, heq papastërtitë që trupi ka mbledhur gjatë ditës, por e ndalon atë që të njohë bakteret e “mira”.

Duke folur për portalin “Health News” Chutkan shprehet se, edhe pas një dite kur keni djersitur, trupit zakonisht ka nevojë vetëm për një “shpëlarje”.

“Papastërtia nuk shkakton sëmundje, por dëmtimi në mënyrë të vazhdueshme të baktereve të mira në lëkurë mund të dëmtojë imunitetin tonë”, thotë ekspertja amerikane.

Në periudhën e viruseve sezonale këshillohet larja e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë, por Dr. Chutkan thotë se dezinfektuesit e duarve nuk janë aq të vlefshme.

Sipas saj, pjesa më e madhe e mikrobeve në lëkurë e duar nuk janë infektues, që mund të shkaktojnë infeksione serioze. Ato janë baktere të padëmshme.

 

Share Button