Ekspertët e PD i rikthehen tryezës për reformën në drejtësi

Ekspertët e Partisë Demokratike i janë rikthyer tryezës së reformës në drejtësi dhe pritet të kërkojnë shqyrtimin e draftit të komisionit të Venecias.

Kthimi i tyre në tryezë vjen një ditë pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, të cilët kanë luajtur rolin e negociatorëve.

Në negociata u ra dakord të tërhiqet drafti i paraqitur deri më tani nga mazhoranca dhe nisja e punës nga fillimi me draftin e komisionit të Venecias, pasi sipas opozitës, mazhoranca tentoi të fusë një draft paralel për shqyrtim, me qëllim kapjen politike të drejtësisë, i cili nuk ishte përgatitur me ekspertët e PD.

 

 

Share Button