Egjipt, vazhdon nxjerrja e statujave 3.300 vjeçare

Kanë vazhduar gërmimet në lindje të Kajros, kryeqytetit të Egjiptit, ku javën e kaluar u zbuluan dy statuja të faraonit nga periudha e lashtë e Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi arkeologjik ka vazhduar me nxjerrjen e pjesëve të statujave të cilat supozohet se i përkasin faraonit të Egjiptit, Ramzes II.

Javën e kaluar Ministri i Antikiteteve të Egjiptit, Khaled al-Anani tha se arkeologët egjiptianë dhe gjermane gjatë gërmimit në Ein el-Shemsu në afërsi të tempullit të Ramzesit II kanë gjetur statujat e dy faraonëve të Dinastisë së 19-të (1292-1190 p.e.r.), e cila ka sunduar me Egjiptin e lashtë.

Më pas kreu i Institucionit të Antikiteteve të Egjiptit, Mahmoud al-Afifi tha se njëra statujë i përket faraonit Seti II i cili sundoi Egjiptin e lashtë në periudhën 1200-1194 para erës së re, duke shtuar se statuja e Faraonit Seti II është bërë nga gëlqerja dhe janë shumë të qarta vijat e fytyrës së faraonit.

Statuja e dytë për të cilën supozohet se i përket Ramzesit II është e gjatë tetë metra dhe është bërë nga shkëmbi kuarcorë.

Share Button